C. Leb i Sol

BIOGRAFI

Leb i Sol është një grup rroku maqedonas dhe ish – jugosllav i themeluar në vitin 1974 nga Vlatko Stefanovski (kitarë), Bodan Arsovski (kitarë bas), Nikola Kokan Dimuševski (tastierë) dhe Garabet Tavitjan (bateri). “Leb i sol” është një përshëndetje tradicionale që fjalë për fjalë përkthehet në “bukë dhe kripë “. 

Leb i Sol përdor muzikën tradicionale maqedonase si burim frymëzimi duke krijuar një zhanër të ri të muzikës. Grupi ka krijuar një stil muzikor unik që përfshin elemente të muzikës jazz dhe rock, duke e bërë atë një grup shumëdimensional dhe tërheqës për dëgjuesit e muzikës. Në këngët e tyre, ata trajtojnë tema të ndryshme sociale dhe politike që kanë ndikim në vendin e tyre dhe në botë në përgjithësi. Leb i Sol ka marr pjesë në turne në shumë vende të botës dhe ka bërë bashkëpunime me artistë të tjerë të njohur.

Anëtarët e grupit janë: Dimitar Bozhikov – kitarë, Kokan Dimushevski – tastierë, Bodan Arsovski – bas, Mihail Parushev – bateri.